Analisti Agim Krasniqi, kërkesën e Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti i cili i kërkoi KFOR-it të ndërhyjë për të hequr barrikadat por ky i fundit ka kërkuar kohë, e sheh si hezitim për t’i dhënë një hapësirë strukturave të komunitetit serb, që ata ti largojnë vetë barrikadat.
Në një lidhje me studion e lajmeve në MCN Tv, ai deklaroi kjo ndërlidhet me deklaratën e Gabriel Escobar, i cili iu dha të drejtën për të protestuar por jo në formën që ata po veprojnë.
Kjo ndërlidhet me deklaratën që çështjet të zgjidhen me marrëveshje mes komunitetit serb atje dhe strukturave qofshin ato të KFOR dhe institucioneve të Republikës së Kosovës.
Por në dallim nga kushtet normale atje ka struktura të kriminalizuara që po kryejnë veprime kriminale atje, duke penguar institucionet e Republikës së Kosovës të kryejnë detyrat e veta publike... të shohim si do veprohet.
Kërkesën e kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq, me disa kushte për heqjen e barrikadave që paraprakisht të lirohen serbët e arrestuar, të tërhiqen listat sekrete për arrestimin dhe pushkatimin e serbëve dhe të tërhiqen njësitë speciale të Policisë së Kosovës nga veriu, Krasniqi i sheh si jo reale.
Kërkesat në shikim të parë duken ndoshta më reale, por institucionet e Republikës së Kosovës duhet t’i kryejnë të gjitha detyrimet zyrtare ligjore dhe ata që tanimë janë në paraburgim apo të ndaluar nga Policia e Kosovës duhet t’i nënshtrohen procedurave ligjore.
Asnjë person çfarëdo qoftë nuk mund të kërkojë nga institcionet e Kosovës dhe qeveria të vërë kushte dhe të lirohen personat të cilët kanë rënë në kundërishtim me ligjin.
Dhe besoj se qeveria e Kosovës nuk do lëshojë pe dhe nuk duhet të lëshojë pe.
Duhet të vazhdojë të gjitha politikat në funksion të ligjshmërisë, pavarësisht se për kë bëhet fjalë. Duheet të jemi në mbështetje të qeverisë së Kosovës.



