
Aktivisti Ilir Hoxholli, në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, foli për fitoren e Brazilit ndaj Zvicrës.
Hoxholli u shpreh se Brazili është skuadra e vetme favorite që nuk eshtë rrezikuar asnjëherë deri tani.
Ende nuk po del një skuadër, që ta rrezikojë këtë Brazil. Me Brazilin nuk është diskutuar asnjëherë rezultati. Skuadrat përballë Brazilit e pranojnë humbjen me lehtësi. Në krahasim me skuadrat e tjera, Brazili është lart. Zvicra është shumë e fortë.
Sot për sot, në ndeshjet që kemi parë, edhe skuadrat e tjera që kuotohen favorite, kanë rrezikuar ta humbasin ndeshjen, ndërsa Brazili nuk është rrezikuar asnjëherë.



