Shtetet e Bashkuara po dërgojnë vëzhgues në Kiev për të monitoruar ndihmën ushtarake amerikane.
Lajmin e bëri me dije Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së në një raport të publikuar dje.
Sipas raportit, një zyrtar i lartë nga zyra tashmë po punon me anëtarët e ekipit të SHBA-së dhe Ukrainës në Ambasadën e SHBA-së në Kiev për vlerësimin dhe mbikëqyrjen.
Zyra e Inspektorit të Përgjithshëm të Departamentit të Mbrojtjes është një agjenci e pavarur përgjegjëse për mbikëqyrjen e programeve dhe operacioneve të Pentagonit.



