Nga Kanina, gjatë një dreke në familjen e Viron Micit, mes batutave dhe thumbimeve, në bisedë e sipër Rama i ka njohur meritën për zgjedhjet më të qeta në histori edhe kryedemokratit Lulzim Basha. Por, sipas tij, tashmë Bashën e rrëmbeu ankthi, pasi nuk ka stofin e liderit dhe iu kthye historisë së vjetër.
“Jemi në hall të madh, se mendova se hymë në fazë të re dhe me thënë të drjtën është meritë e Lulzim Bashës që u bën zgjedhje të qeta, më të qetat që janë bërë ndonjëherë, të parët që nuk kishte rënie të konsumit, zgjedhje me më pak para nuk janë bërë kurrë, as postera, as historira, as zhurma. Mirëpo e rrëmbeu ai ankthi që rrëmben ata që nuk kanë stofin e liderit, nuk e kanë atë, se liderët nuk është kollaj, e futi në atë kompleksin që jo ti, jo ti dhe u kthye në atë histori jo krimi, jo droga, jo budallallëqe, por na vënë në pozita atje se nuk bën dot një debat normal dhe përfshihemi dhe ne dhe duket se jemi të gjithë njësoj atje dhe unë u kam thënë kolegëve që të enjten nuk kemi ca bëjmë, do respektojmë institucionin, njerëzit do zoti na e bëjnë halla atë, pastaj jashtë asaj dite nuk kemi asnjë punë, as ti shajmë as ti sulmojmë, as hic”, tha Rama.
Batutat me deputetin Fate Velaj
Gjate drekes ne familjen e Viron Micit, në Kaninë të Vlorës, Rama kishte ne krah deputetin Fate Velaj. Duke iu referuar akuzave te PD-se, Rama e shpotiti deputetin e ri:
“Kur them bashkohuni, nuk them bashkoni tokat, por financimin, që ju të dilni në dritë se është gjynah. Hajde gëzuar Fate, ti do e nxjerrës në dritë këtë vend. Se këta janë dhe të djathtë Fate, të dhanë votën. Fate me ca kriminelësh ke bashkëpunuar? Ky është i botës së krimint (i drejton dorën Dritan Lelit)”.



