
Rritet tensioni mes Turqisë dhe Greqisë. Kryeministri turk Yilldirim deklaron se ushtria turke ka hequr flamurin grek në një ishull në Egjeun Lindore, i vendosur, sipas tij, në mënyrë të padrejtë nga grekët. Ndërkohë qeveria greke mohon një incident të tillë, duke akuzuar Ankaranë për deklarata provokative.



