
Sot janë bërë 146 vjet nga themelimi i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit që ishte një organizim politik i parisë së katër vilajeteve që ishin shumicë shqiptare në Perandorinë Osmane.

Gjeologu Sazan Guri, i ftuar në studion e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, rrëfen rëndësinë dhe nismën e Lidhjes si një lidhje e përbashkët shqiptare shpirtërore dhe kombëtare për tërë shqiptarët.
Para Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, ka pasur shumë kuvende para saj. Që nga Kuvendi i Beratit, 1828, Kuvendi i Ohrit, Kuvendi që organizoi papa Klementi 11 ku bëri përbashkimin shpirtëror të shqiptarëve në 1703 ku thonë se nga aty doli zyrtarisht emri shqiptar, pastaj Kuvendi i Dukagjinit në 1602 që mblodhi mbi 2 mijë burra.
Lidhja e Prizrenit arriti kulmin e konsulicionit shpirtëror, kombëtar sepse Shqipëria quhej Një, atij që kemi nevoje ne sot. Pra, nga pikëpamja administrative, politike, ushtarake, arsimorë, Lidhja e Prizrenit, konfirmoi që shqiptari pavarësisht me kërkesa në dukje për autonomi.
Prof.Guri, tha se Lidhja Shqiptare e Prizrenit, si pjesë të juridiksionit kishte bazën e Kanunit të Lekë Dukagjinit.
Ishin dy grupe siç ndodh rëndom te shqiptarët, një grup kërkonte pavarësi, autonomi, nga Turqia, dhe një grup që besonte ende.
Ata vendosen qe pjesa e juridiksionit të ishte mbi bazën e Kanunit të maleve, ose Kanuni i Lekë Dukagjinit, i Skënderbeut, këta e ngritën dhe ashtu menduan e i gjithë juridiksioni do të ishte mbi bazë të kanuneve që nuk ishte gjë tjetër pos një e drejte juridike 10 mijë vjet.



