Vlora është duke u përgatitur për sezonin veror, por mbeten shqetësuese vonesat në ndarjen e hapësirave të plazhit për bizneset private. Kreu i operatorëve turistik në këtë qytet, Vasil Bedinaj hedh akuza për korrupsion ndaj Agjencisë Kombëtare bregdetare.
Një tjetër shqetësim, sipas tij mbetet edhe mungesa e fuqisë punëtore. Bedinaj thotë se bizneset i kanë kthyer e sytë drejt Turqisë apo Indisë.
Ndërkohë ministrja e Turizmit njoftoi se gjatë tre muajve të parë të këtij viti vendi ynë është vizituar nga 1,7 milionë turistë të huaj ose 59% më shumë se e njëjta periudhë e një viti me parë. Ndërkohë që vetëm në muajin mars kanë hyrë rreth 735 mijë vizitorë.



