Zinxhir protestash nga “Lëvizja Bashkë”, Muçi: Të ushtrojmë presion pozitiv ndaj drejtësisë. Synojmë të përfshijmë masat e gjera (VIDEO)

Zinxhir protestash nga “Lëvizja Bashkë”, Muçi: Të ushtrojmë presion pozitiv ndaj drejtësisë. Synojmë të përfshijmë masat e gjera (VIDEO)

“Lëvizja Bashkë”, e drejtuar nga Arlind Qori, ka lajmëruar një protestë ditën e shtunë, në sheshin “Skënderbej”, për t’i kërkuar drejtësisë që të nxjerrë përpara ligjit të gjithë politikanët dhe oligarkët që kanë vjedhur lekët e shqiptarëve.

Aktivisti i Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve në MCN Tv se synimi është që protesta të masivizohet fillimisht në Tiranë dhe më pas në qytetet e tjera të vendit.

Duke vijuar, Muçi theksoi se kjo protestë ka në objektivat e saj të përfshijë masat e gjëra shoqërore që nga pensionistët, punëtorët si edhe biznesin e vogël.

Sipas Muçit platforma do të jetë e hapur për këdo që dëshiron të artikulojë dhe adresojë shqetësimet e veta.

Sigurisht që mbarëvajtja e protestës do të varet nga numri i qytetarëve që do të jenë pjesëmarrës. Do të nisë në Tiranë dhe do të synojnë masivizimin në Tiranë fillimisht dhe pastaj sikur ajo të shtrihej në qytetet të tjera të Shqipërisë, do të ishte maksimumi.

Ne besojmë se në të gjithë këtë zhvillim të situatës politike, opinioni i publik nuk artikulohet si duhet në diskursin publik. E gjithë retorika është e fokusuar nga njëra anë Rama dhe Veliaj që fajësojnë funksionarë të dorës së dytë për dardhat që janë marrë  pas krahëve dhe nga ana tjetër Berisha nga dritarja që akuzon regjimin që e ka mbyllur në shtëpi.  Situata është shumë e rëndë dhe qëndrimi i shoqërisë në masë është që gjithë këta aktorë politikë keqbërës dhe bashkëpunëtorët e tyre oligarkë që kanë përfituar në mënyrë të pandershme duhet të vihen para drejtësisë.

Protesta jonë është që të ushtrojë presion pozitiv dhe ndaj sistemit të drejtësisë. Të artikulojë qëndrimin e vet shoqëria  në mënyrë që të nxisë drejtësinë të bëjë detyrën e vet.

Synimi është që të përshijë masat e gjera shoqërore, që nga pensionistët që jetojnë në zgrip, të përfshijë punëtorët. Një pjesë e tyre janë detyruar të ngelin të papunë. Duam përfaqësim si nga ana e punëtorëve si nga ana e biznesit të vogël prodhues që është i rëndësishëm për ekonominë e vendit. Ekonomia ka marrë drejtim të paqëndrueshëm me industrinë e ndërtimi që është kthyer në lavatriçe pastrimi të parave të drogës.

Duhen vënë para përgjegjësisë dhe këta që janë në qeveri, për këdo është evidente përfshirja e tyre me megaaferat që e kanë zhvatur buxhetin e shtetit.

Ne nuk aludojmë dhe nuk duam të mbajmë qëndrimin që mban opozita që thotë se drejtësia është e kapur. Drejtësia ka shumë për të dëshmuar që është e paanshme dhe se po punon për të vënë para drejtësisë përgjegjësit kryesorë. Deri më tani e ka bërë vetëm pjesërisht.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy