
Genti Deda, është këngëtari i muzikës pop i cili prej një dekade performon live nëpër lokalet e natës në vend.
Për shikuesit e programit të mëngjesit “Zgjohu me MCN”, Deda, rrëfen rrugëtimin e tij në muzikë, që nisi për herë të parë në moshën 6 vjeç.
Karriera e artistit në Shqipëri është goxha e vështirë besoj se nëse muzika është parësore për artistin dhe nëse me muzikën do hash e do jetosh, do përshtatesh me të gjitha, me atë që do populli dhe mendoj se jam përshtatur.
Muzika që më përshtatet është zhanri pop. Karrierën e kam filluar që herët, si fëmijë, kënga e parë e kam bërë 6 vjeç, në shesh në Lezhë, ka qenë një koncert i grupit “Djemtë e Detit”, dhe hapjen e koncertit e bëra unë atë kohë.
Deda thotë se të prezantuarit dhe testuarit vetën në gara muzikore dhe festivale, është gjëja që e bën të tregoj më shumë veten si muzikant.
Unë i kam pasur gjithmonë qejf garat, në “The Voice”, “X factor”, dhe kam ngulur këngë derisa ja kam dal, kur në ‘X factor’ fitova çmimin e dytë pastaj me çdo lloj aktiviteti, me festivale, jam munduar të jem pjesëmarrës, të tregoi sa di të bëj.
Sot është një gjë e vështirë të shfaqesh vetën, plus që është një kohë e vështirë sepse ka shumë prurje, çdo ditë dalin këngë dhe që të dukesh që artist i mirëfilltë ka bërë një këngë, është e vështirë të duket sepse humb në gjithë atë prurje.
Me live-t, me jetën e natës, me perfomancat aty kam pasur goxha punë, tashmë edhe pjesë e mirëfilltë e dasmave, me këngë popullore poashtu.



