Një portret i detajuar i Rrugës së Qumështit. Galaktika jonë ka 1 811 709 771 yje.
Ky është numri në të cilin është arritur pas katalogimit të të dhënave mbledhura nga misioni Gaia në Agjencinë Hapësinore Europiane (ESA).
Ky katalog bazohet në vëzhgimet satelitore për 34 muaj, duke tejkaluar kështu në saktësi versionin e mëparshëm të vitit 2018.

Katalogu përfshin edhe 1.6 milion kuazarë, qendrat e galaktikave të largëta, shkëlqimi i madh i të cilave vjen nga aktiviteti i vrimave të zeza supermasive në to.
Këto vëzhgime bënë të mundur vlerësimin e nxitimit të Sistemit Diellor në lëvizjen e tij rreth qendrës së Rrugës së Qumështit, i barabartë me 7 milimetra në sekondë gjatë një viti.



