Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri propozoi një tjetër nismë përsa i përket administrimit, funksionimit dhe qëllimit të Policisë së Shtetit, duke përmendur termin e vullnetarizmit. Ideja e Tahirit është rekrutimi i të rinjve që do të angazhohen nga 2 deri në 6 orë në ditë, sipas dëshirës dhe të paarmatosur, duke qendruar pranë patrullave të policisë, afër rrugorëve, në shkolla, etj, duke rritur kështu sigurinë.



