Të paktën 8 mësues mbetën të vrarë nga të shtënat me armë që ndodhën në dy shkolla në veriperëndim të Pakistanit.
Kjo është raportuar nga faqja e Associated Press në Pakistan.
Ngjarja ka ndodhur në Parachinar dhe Kurram të Epërm, në provincën e Khyber Pakhtunkhëa, pranë kufirit me Afganistanin.
Policia ende po përpiqet të kuptojë arsyen e sulmit, por ka frikë, sipas Anadolu, se mund të jetë terrorizëm.
Parachinar, ka qenë objektiv i disa sulmeve terroriste që çuan në vdekjen e më shumë se 3,000 njerëzve në vitet 2004-2007.



