Një regjiment rus i pajisur me sistemin mbrojtës ajror S-400 Triumf ka nisur punën në Moskë, ndërsa edhe tre të tjerë të ngjshëm pritet të ndjekin rrugën e tij gjatë këtij viti. Lajmin e ka bërë të ditur ministri rus i Mbrojtjes.
“Trupat luftarake të Forcës Ajrore në Rajonin ë Moskës kanë nisur mbrojtjen e hapësirës ajore sot më 11 janar, në Moskë dhe zonën industrial të Rusisë Qendrore”, tha ministri.
Ai shtoi se katër sisteme shtesë të tipit S-400 do të plotësojnë ekipin e Forcave Ajore Ruse gjatë vitit 2017.
S-400 Triumf është sistemi raketor tokë-ajër më i avancuar deri tani. Ai ka një rreze prej 400 km dhe aftësisë për të gjurmuar dhe shkatërruar çdo shënjestër, përfshirë raketat balistike dhe ato me rreze të gjerë veprimi.
/ Sputnik News /



