Ndalohen duhanpirësit në plazhet e Tenerifes, gjobë deri në 2000 euro

Ndalohen duhanpirësit në plazhet e Tenerifes, gjobë deri në 2000 euro

Një masë e ashpër është marrë nga autoritetet e Tenerifes kundër duhanpirësve. Sipas mediave vendase, duke nisur nga dita e sotme do të ndalohet ndezja e një cigareje në plazhet e ishullit më të madh të ishujve Kanarie. Masa konsiderohet vendimtare për t’i bërë njerëzit që të lënë bishta cigaresh në rërë. Shkelësit do të dënohen me një gjobë që kap shifrën 2000 euro.

Legjislacioni i ri parashikon se: “Për të shmangur praninë e mbeturinave në rërë dhe për pasojë ndotjen e mundshme të bregdetit, ndalohet pirja e duhanit në plazhet dhe zonat e banjave publike së bashkisë, me përjashtim të zonave të autorizuara dhe të përcaktuara shprehimisht nga Këshilli”. 

Në veçanti, kushdo që lë mbeturina jashtë koshit të plehrave, bishta cigaresh apo një çamçakëz rrezikon një gjobë prej 2000 eurosh. 

Legjislacioni parashikon gjithashtu gjoba për objektet tregtare, si restorantet dhe baret e plazhit, të cilat nuk kanë kosha mbeturinash për klientët.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy