Kikia: Mesazhet e Kasanof janë për këdo që tenton të kontrollojë SPAK-un (VIDEO)

Kikia: Mesazhet e Kasanof janë për këdo që tenton të kontrollojë SPAK-un (VIDEO)

Zëvendësndihmës Sekretari për Ballkanin Perëndimor, Alexandër Kasanof ka kërkuar që Altin Dumani dhe prokurorët e SPAK që qëndrojnë në këto detyra edhe pas përfundimit të mandatit.

Gazetari Mentor Kikia tha në studion e MCN Live se mesazhet e zyrtarit të lartë amerikan janë për këdo që ka në plan që t’i qaset SPAK në çfarëdo lloj drejtimi për të tentuar ta kontrollojë, ta vërë nën komandë me ndryshimin e ligjit.

Një nga aktorët kryesorë të ngritjes së SPAK, SHBA të rikonfirmonin mbështetjen për SPAK-un. Ka qenë një qëndrim i vazhdueshëm, konstant qoftë i ambasadës së SHBA në Tiranë, qoftë i mesazheve nga DASH për të deklaruar publikisht pa asnjë nënkuptim mbështetjen absolute që SHBA-të kanë dhënë për SPAK-un. Në kushtet kur në Shqipëri pritet të mbahen zgjedhjet. Mazhoranca ka ngritur një komisioni të posaçëm parlamentar në emër të zbatimi të ligjit dhe në fokus do të ketë rishikimin e ligjit që ka të bëjnë me funksionin e Prokurorisë së Posaçme. DASH nuk gjen rastin ta bëjë përmes një postimi, apo deklarate por dërgon një zyrtar të nivelit të lartë në hierarki për t’i konfiskuar prokurorëve mbështetjen, por edhe për t’i përcjellë mesazh politik që SPAK do ketë mbështetjen e SHBA.

Berisha ka deklaruar se nëse PD do vijë në pushtet do rikonfigurohet SPAK. Komisioni Xhafaj edhe pse është prezantuar si komision që do punojë për mirëqeverisjen përmes ekipit të ekspertëve ka si qëllim të rishikojë ligjet e funksionimit të SPAK. Mesazhet janë për këdo që ka në plan që t’i qaset SPAK në çfarëdo lloj drejtimi për të tentuar ta kontrollojë, ta vërë nën komandë me ndryshimin e ligjit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy