Teliti: Kryeministri po tërhiqet nga reforma në drejtësi. Puç kushtetues në Bashkinë e Tiranës

Teliti: Kryeministri po tërhiqet nga reforma në drejtësi. Puç kushtetues në Bashkinë e Tiranës

Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës Dorian Teliti tha në “Mcn Informacion” se kryeministri Rama dhe kreu i bashkisë Veliaj janë të nervozuar, pasi “uji po vjen në këmbët e tyre” dhe do përballen me drejtësinë.

Sipas Telitit në lëvizjen e SPAK kanë ndikuar edhe me ndryshimet politike në arenën ndërkombëtare.

Me sa duket uji ka ardhur të lagë këmbët të drejtuesve të mazhorancës. Skema që ata ngritën për një drejtësi që në segmente të caktuara ishte e kapur, që e përdorën për vite, sidomos muajit e fundit për të goditur opozitën, tashmë edhe me ndryshimet politike në arenën ndërkombëtare, uji po vjen edhe të këmbët e tyre. Ata do përballen me drejtësinë dhe kjo gjë i ka nervozuar, si kryeministrin ashtu edhe ish-kryetarin e Bashkisë së Tiranës. Është një hap shumë pozitiv arrestimi i Erion Veliajt. I parë në fotografinë e dy ditëve të fundit, është një hap pozitiv. I parë në një fotografi më të gjerë, nuk po vihet para drejtësisë për aferën e inceneratorit të Tiranës dhe aferën ‘5D’, as për Teatrin Kombëtar. Po vihet për disa shpenzime të tjera, patjetër të dënueshme, por në volumin e dëmeve që është akuzuar, është kapur ajo më pak e rëndësishmja. Patjetër që kaq mjafton për largimin e kryetarit të bashkisë”.
 

Duke komentuar deklaratat e kryeministrit, Teliti tha se Rama po tërhiqet nga reforma në drejtësi. 

"Edi Rama sot u tërhoq nga reforma në drejtësi. U bëri thirrje shqiptarëve, më jepni mandatin e katërt për të bërë një drejtësi me standarde. Pra drejtësia që ka bërë deri më sot paska qenë pa standarde?!"

Teliti tha se ka ndodhur një puç kushtetues në Bashkinë e Tiranës, duke theksuar se nënkryetarët nuk janë zgjedhur me vota për të drejtuar bashkinë. 

Ai theksoi se duhet të mblidhet Këshilli Bashkiak si autoriteti përfaqësues, ku të bëhen zgjedhje me votë se kush do të marrë kompetencat e kryetarit të bashkisë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy