Rusta: Baza e të dhënave të SKY ECC nuk disponohet nga Shqipëria (VIDEO)

Rusta: Baza e të dhënave të SKY ECC nuk disponohet nga Shqipëria (VIDEO)

Prokuroria e Posaçme ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar dosjen në gjykatë me 11 të pandehur, në mesin e të cilëve ish-drejtuesi i lartë i policisë, Erzen Breçani, në akuzë për 2 vepra penale.

Lidhur me këtë, gazetari Arsen Rusta në një lidhje me studion e lajmeve MCN u shpreh se Brecani akuzohet për pastrim të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, kryer në bashkëpunim dhe përkrahja të autorit të krimit.

Më tej ai shton se përveç Breçanit, i cili prej disa javësh është në masën “arrest në shtëpi”, në gjyq u dërgua djali i tij, Eralbi Breçani, ish-shefi i krimeve, Dedan Gjoni, Ismail Zeneli, Bujar Ajeti, Adrian Cenaj (Dedja), Besmir Murtati, Artan Sulejmani, Albert Prenga, Bajram Grabova dhe ish-oficerja e Interpol Tiranës, Jonida Babameto.

Pjesë e kësaj dosje ka qenë Ervin Mata, dhëndri i Erzen Breçanit, dosja për të cilin është vendosur të ndahet. Pjesa më e madhe janë në kuadër të bashkëpunimit.

I pyetur pse është i vështirë identifikimi i kodit SKY ECC, Rusta tha se vështirësia e vetme qëndron se baza e të dhënave nuk disponohet nga Shqipëria por vetëm ajo belge dhe franceze të cilat janë treguar dhe të gatshme për të bashkëpunuar.

E vetmja vështirësi janë afatet kohore, ndërsa ndihma juridike është për operacionin që është zhvilluar në kuadër të operacioneve për të hequr akuzat për një grup kriminal dhe të lënë me akuzën e mosdeklarimit të të ardhurave në kufi.

Aktualisht prokuroria ka mbyllur fazën e parë të hetimit për SKY ECC për prokurorin Aurel Zarka, i dyshuar për veprën penale të korrupsionit për të cilin është ekzekutuar dhe masa e sigurisë.

Prokuroria shprehet se ky hetim vijon të jetë i hapur dhe se ka dhe të tjerë të përfshirë si të dyshuar për korrupsion pasiv dhe aktiv.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy