Rënia drastike e temperaturave ka shkaktuar problem në qarkullimin në disa rrugë të vendit, për shkak të shtimit të prezencës së akullit. Në veri, akset kryesore janë të kalueshme, por përdorimi i zinxirëve është i detyrueshëm për shkak të shtresës së akullit në rrugë.
Ndërkohë, të bllokuara për shkak të borës dhe akullit janë disa rrugë që lidhin fshatrat me qendrat.
Gjendja e rrugëve
Aksi rrugor Qafë Mali-Firzë është i kalueshëm me zinxhir, ndërsa problematike është situata në fshatrat Fletë, Dardhë Arës, Miliska dhe Poravë, ku ka rënie të orteqeve të dëborës.
Aksi rrugor Bardhet-Iballë dhe qafë Qerreti-Qelëz është i bllokuar për të gjitha mjetet
Aksi rrugor fushë Arrëz-Qafë Shllak është i bllokuar, po punohet për hapjen e rrugës.
Aksi rrugor Qafë Çelë-Pukë-Fushë Arrëz, i kalueshëm për të gjitha mjetet me zinxhirë.
Në fshatrat Lufë, Qafë Qerret, Kroj i Zojës dhe Rrape rruga është e bllokuar.
Aksi rrugor Hadroi-Qafë Bënë është i kalueshëm me zinxhirë.
Ndërkohë është kthyer furnizimi me energji elektrike në njësinë administrative Shalë. Ndërsa njësia administrative Pult vazhdon të mbetet pa energji.
Në Kukës, fshatarat Grykë-Çajë, Kalisë, Arrën, Surroj, Zapod, Topojan, Shishtavec, Malzi janë të bllokuara.
Ndërkohë janë pa energji elektrike fshatrat Malzi, fshati Pistë e Gëdheshtë, Bushtricë, Fshati Vilë.
Pa energji janë fshatrat e bashkive Has e Tropojë.
Në akset rrugore nacionale të rrethit të Hasit dhe Tropojës qarkullohet pa zinxhirë.
Rruga e Kombit qarkullohet pjesërisht me zinxhirë.



