Ish-kancelari i Austrisë Sebastian Kurz së shpejti do të tërhiqet nga politika.
Kurz është angazhuar në Austri në poste të ndryshme qeveritare por muajt dhe javët e fundit sipas tij kanë qenë të vështira.
Ai ka deklaruar se entuziazmi i tij për politikën është zbehur dhe se tani që është bërë baba dhe prioritetet e tij kanë ndryshuar.
Roli i tij aktual si kreu i Partisë Popullore Konservatore Austriake do të merret nga ministri i Brendshëm, Karl Nehammer.
35-vjeçari po hetohet nga Prokuroria Publike për Çështjet Ekonomike dhe Korrupsionin. Ai dhe disa nga bashkëpunëtorët e tij të ngushtë politikë dyshohen nga prokuroria se kanë publikuar në media sondazhe të manipuluara. Për këtë qëllim thuhet se janë shpërdorur fonde publike por Kurz, mohon këto akuza.
Në mesin e Nëntorit, parlamenti austriak votoi për heqjen e imunitetit të ish-kancelarit.



