Iljazaj: E papranueshme që protestuesit të mos dëgjohen, po paragjykohen me lloj lloj etiketimesh

Iljazaj: E papranueshme që protestuesit të mos dëgjohen, po paragjykohen me lloj lloj etiketimesh

Gazetari Ervis Iljazaj, komenton situatën politike në vend, ku thotë se lajmi më i rëndësishëm është dalja e Shtëpisë së Lirisë në vendin e dytë në 6 mars dhe protestat e shoqërisë civile dhe partiake.

Iljazaj thotë se protestat janë pretendime dhe vijnë nga vijnë nuk janë problem, por sugjeroi se duhen dëgjuar, pavarësisht se nga vijnë, nuk duhen paragjykuar apriori.

Ai tha për emisionin “Arnautistan” në MCN TV, se është një ligj i pashkruar apo i shkruar, që qeveritarët e këtij vendi është të dëgjojnë se çfarë kanë dhe pse protestojnë, pastaj merren vendime.

Sipas tij, këtu refuzohet që të dëgjohen protestuesit.

Edi Rama në të gjithë këtë histori ka një të drejtë: Këto janë kosto të pasojës së luftës. Sigurisht ne nuk jemi në luftë me bomba, por pasojat e kësaj lufte janë botërore dhe kam përshtypjen se për lirinë disa kosto ne duhet ti pranojmë. Ka njerëz që lirinë po e mbrojnë me jetën e tyre në Ukrainë, por ama është e papranueshme që protestuesit të mos dëgjohen, të paragjykohen apo etiketohen me lloj lloj etiketimesh. Është detyrë e një qeverie që të drejtojë se çfarë pretendimi kanë, qoftë edhe nëse janë qytetarë të opozitës.

Iljazaj shtoi se më e keqja nga situatë është ankthi nga e ardhmja dhe pasiguria se çfarë do të ndodhë nesër, duke nënvizuar se ky ishte synimi i Vladimir Puton, presion me naftë dhe gaz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy