Thaçi: Nëse nuk arrihet marrëveshja me Serbinë, do të ketë destabilizim të rajonit (VIDEO)

Thaçi: Nëse nuk arrihet marrëveshja me Serbinë, do të ketë destabilizim të rajonit (VIDEO)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, paralajmëron trazira në Ballkan nëse nuk arrihet marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë.

"Përmbyllja e dialogut me Serbinë në kuadër të marrëveshjes finale është interes nacional i Kosovës. Ne duam që njëherë e gjithmonë t’i qartësojmë raportet tona me Serbinë dhe kjo mund të arrihet me një dialog që ka afat kohor, dhe kërkesa të qarta. Nuk kam kurrfarë dilemash që marrëveshja do mund të arrihet këtë vit, por në të kundërtën mund të ketë destabilizim në rajonin e Ballkanit", tha Thaçi.

Thaçi ka folur edhe për çështjen e korrigjimit të kufijve.

"Unë me tërë potencialin tim do të bëj të pamundurën që të arrihet Bashkimi i Luginës me Kosovën. Askush prej nesh nuk ka të drejtë të mbajë pezull shtetin e Kosovës, dhe mos t’i jap epilogun e duhur dialogut mes dy vendeve", tha ndër të tjera ai.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy