Eksperti i integrimit Emilio Çika, vizitën e Presidentit francez një ditë më parë nuk e sheh si qasje vetëm politike duke shmangur atë ekonomike dhe anasjelltas.
Vizita e Presidentit Macron si çdo vizitë zyrtare akoma më shumë kur flasim në nivele të larta, hyjnë brenda një kornize që shoqërohet gjithmonë me bisedimet ekonomike apo investimet apo si përdor diplomacinë ekonomike çdo shtet për përfitimet e tij. Janë diskutimet mes palëve.
Pasuan diskutimet e samitit të ditës së hënë të cilat kishin mbështjelljen e mirë, por duhet të shohim edhe realizimin praktik se impakti real në ekonominë e vendeve të Ballkanit Perëndimor nuk është në nivelet e kërkuara apo në ato që kanë qenë shpresat e Ballkanit Perëndimor.
Takimi i ditës së djeshme, vizita zyrtare ishte brenda një takimi zyrtar që ka simbolikën e tij politike.
Nga ana e Shqipërisë u shfrytëzua dhe ardhja për herë të parë e një Presidenti francez dhe u nxorën në pah edhe paketat që kishte sjellë zoti Macron.
Duke folur nga studio e MCN Economy për nënshkrimin e katër marrëveshjeve të bashkëpunimit Shqipëri-Francë, Çika tha se nuk kemi investime konkrete të mëdha që mund t’i referohemi në Shqipëri kanë qenë shumë të vogla.
Shqipëria dhe një pjesë e mirë e vendeve të Ballkanit cilësohen si tregje të vogla dhe për kompani të mëdha nuk shihen me një sy interesi.
Në këtë këndvështrim duhet parë marrëdhënia Shqipëri-Francë si në aspektin politik dhe ekonomik.
Franca për arsye dhe të së shkuarës dhe shtet-formimit të saj, tenton që të ketë investime në vende që kanë investime publike.
Për fat të keq nuk kemi investime të tilla që të jenë shumë tërheqëse për kompanitë franceze. Rezymeja e takimeve të djeshme është pozitive, nuk ka asgjë për tu kritikuar.
Nuk mund të themi që rezultatet janë kaq të ndritura sa të krenohemi në të ardhmen. Suksesi do ishte i Shqipërisë për thithjen e investitorëve francezë.
Është një vizitë e shpallur, kemi qëndrime që janë edhe të mbështetura dhe në një farë mënyre justifikohen edhe për faktin se institucionet franceze nuk kanë nxjerrë axhendën dhe nuk e kanë mbështetur.
Por vizita e tij është një fakt, por që të kemi një diplomaci ekonomike të suksesshme duhet të përmbushen disa elementë dhe akoma më shumë kur flasin në rrafshin e diplomacisë ekonomike dypalëshe.
Elementë që për fat të keq nuk kemi të shkuar të suksesshme në marrëdhëniet mes dy vendeve, një handikap i madh.
Një handikap i madh i Shqipërisë është dhe kapitali human, edhe nëse do kishte interes për investime ty huaja ku do mbështetej. E dyta është modeli që Shqipëria duhet të ndjekë.
Për fat të keq nuk kemi ende një model, kapemi te bumi turistik. Ndoshta është si një pjesë e mirë e gjithë jugut të Europës duhet të profilizohemi në shërbimet në sektorin e turizmit.
Për fat të keq edhe ky sektor nuk është shumë i strukturuar dhe orientuar. Edhe pse ka iniciativa të investitorëve shqiptarë që përpiqen të rrisin thithjen e turistëve të huaj.
Unë jam për ndërhyrjen e dorës së shtetit që të kemi një strukturim të mënyrës së funksionimit të tregut.
Këto janë handikapë që vijnë edhe si rrjedhojë e së shkuarës por edhe ndërtimit të politikave ekonomike dhe pamundësive që vijnë si vend i vogël dhe ekonomi e vogël që përpiqet që të thithë sa më shumë nga tregu i globalizuar.
Synimi duhet të jetë brenda shprehjes të shtrijmë këmbët sa është jorgani.
Duhet të jemi optimistë dhe të mbështesim, por nëse nuk ka politika të mbështetura nga shteti, nuk mund të bëhet një punë e suksesshme.



