Zhdukja e tre të rinjve në Malësi të Madhe/ Babai i njërit prej djemve thirrje Lleshajt: Mundëso çdo mjet për kërkimet (VIDEO)

Zhdukja e tre të rinjve në Malësi të Madhe/ Babai i njërit prej djemve thirrje Lleshajt: Mundëso çdo mjet për kërkimet (VIDEO)

Nush Pepaj, babai i Klement Pepajt ka folur përpara mediave për zhdukjen e të birit dhe dy të afërmve të tjerë, Vilson Pal Çutaj dhe Danjel Rrok Pepaj. Disa orë pas denoncimit për zhdukjen e tre të rinjve, Nush Pepaj, tregoi se në dijeni të tij, i biri Klementi nuk ka pasur konflikte me njeri. Ai i bëri thirrje ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, që të mundësojë çdo lloj mjeti për gjetjen e trupave të dy të rinjve, të cilët lokacioni i telefonave për herë të fundit, i ka lokalizuar në fshatin Bogë të Malësisë së Madhe dhe në fshatin Razëm.

Nush Pepaj shtoi gjithashtu se dyshimet e tij më të forta bien mbi Danielin, një prej tre të zhdukurve, që dyshohet se ka vrarë dy kushërinjtë e tij pas një sherr për kanabisin dhe është larguar drejt Malit të Zi.

“Klement Pepaj ka humbur vetë i treti. Kanë dëgjuar krisma armësh në drejtim të një zone pyjore që quhet Razëm. Policia ka bashkëpunuar me ne, por nuk dimë asgjë për të. Njëri është djali im, tjetri djali i dajës. Sipas të tjerëve, kanë qenë në Razëm. Unë me djalin kam komunikuar vazhdimisht, ndoshta ka pasur konflikte por s’mi ka shfaqur mua. Ne nuk kemi ditur gjë vetëm kur ka ardhur policia në 3 të natës, na ka thënë ku është Keli. Atë natë nuk kishim as drita. Pyetën ku është Keli, pamë dhe nuk ishte aty. Na thërritën në rajon të policisë. Ne nuk dinim asgjë. Ne jemi të afërm. Klementi ka ardhur para një viti se ka qenë në Francë, ka punuar në një kioskë të vogël në Razëm. Kam frikë mos e ka implikuar njeri me ndonjë problem. Sipas versionit, i kanë thënë disa bashkëfshatarë policisë se kanë pasur probleme të trafikut të drogës. Sipas dëshmitarëve, djali i axhës, Danieli është parë me armë. Këto janë thjesht thënie, unë nuk e di të vërtetën se nuk kam qëllime konfliktesh. Jo se nuk ka bashkëpunuar policia me ne po i kërkoj Ministrit të Brendshëm që të vërë në dispozicion gjithcka që t’i sjellë kufomat tek shtëpia. Dyshimet e forta i kam tek Danieli, ai mund t’i ketë vrarë”,tha Pepaj.

10:05h- Denocimi nga vëllai/ Zhduken tre persona në Malësi të Madhe

Tre persona janë zhdukur në Malësinë e Madhe.

Nga burimet e policisë, mësohet se vëllai i një prej të zhdukurve ka bërë denoncim para pak orësh, teksa ka deklaruar se që nga data 3 tetor, në orën 15:00, nuk ka patur kontakte me të vëllanë dhe dy të afërmit e tjerë.

Personat e zhdukur janë Vilson Pal Çutaj, i datëlindjes 20 nëntor 1983, banues në fshatin Bajzë, bashkia Malësi e Madhe, Klement Nush Pepaj, i datëlindjes 15 janar 1999, dhe Danjel Rrok Pepaj, i datëlindjes 17 shtator 1995. Klement dhe Danjel jane kushërinj me njëri-tjetrin, të dy me banim në fshatin Vrith, Malësi e Madhe dhe të afërm të Vilson Çutajt.

Sipas lokacionit që tregon celulari, një nga të dyshuarit si i vrarë, tregonte se ishte në fshatin Bogë të Malësisë së Madhe dhe tjetri në fshatin Razëm. Por pavarësisht kërkimeve, ata nuk janë gjetur dhe GPS nuk ka funskionuar më.  Ka qenë vëllai i Vilson Çutaj, ai që ka bërë denoncimin në polici dhe ka deklaruar për policinë se sherri ka nisur për një femër por policia nuk e beson këtë version.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy