Të paktën dhjetë persona u plagosën pas një shpërthimi që ndodhi të hënën në provincën e Kocaelit në Turqinë perëndimore.
Siç raporton transmetuesi shtetëror TRT dhe media të tjera, shpërthimi ka ndodhur pranë një magazine drithi në portin e Derinzës.
Deri më tani nuk janë zbardhur shkaqet e shpërthimit pranë kapanoneve të Organizatës Turke të Drithërave (TMO). Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit në portin Derince, rreth 55 milje në lindje të Stambollit.
Nga informacionet e para, ngjarja ka ndodhur në orën 14:35 me orën lokale, në një zonë ngarkim-shkarkimi drithërash, ndërsa intensiteti i tij është i ngjashëm me atë të shkaktuar nga “një tërmet”, sipas dëshmive të banorëve.
Guvernatori i provincës, Sedar Yavuz, njoftoi fillimin e një hetimi për shkaqet e shpërthimit. Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë zjarrfikëset, policia dhe ekipet mjekësore për të flakët.



