Peshëngritësi Krist Ramadani sjell dy medalje të argjendta: Synimi im, performimi në nivele më të larta

Peshëngritësi Krist Ramadani sjell dy medalje të argjendta: Synimi im, performimi në nivele më të larta

Peshëngritësit Erkand Qerimaj dhe Kristi Ramadani, së fundmi i dhurojnë Shqipërisë tre medalje argjendi.

I ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, peshëngritësi i ri Kristi Ramadani, thotë se pas shumë përpjekjesh, arriti ti dhuroj vendit dy medalje të argjendta.

Këto janë medaljet e mia të para për evropianin por edhe medaljet e mia ndërkombëtare.

Në kampionatin evropian të 2022, kam dal në vendin e shtatë dhe vitin e kaluar në Armeni, dola në të 8-tin dhe këtë vit, nën kampion Evrope.

Këto janë dy medaljet e mia në shtysë dhe dy garash dhe normalisht se jam ndjerë shumë i lumtur, ishte një moment që nuk e përshkruaj dot kur kuptova që i gjithë mundi dhe lodhja ime, u shpërblye. Tani duhet menduar për vazhdimësinë.

Peshëngritësi Ramadani, thotë se synimi i tij është performimi në nivele më të larta.

Mbështetja nga shteti këtu fillon 100% në momentin që ti arrin diçka, ne nuk kemi akoma në fazë që mbështetja të nis kur ti je duke u përgatitur për tu bërë dikushi ne atë sport.

Kam dëshirën dhe pasionin dhe mendoj se do të vazhdoj të përformojë në nivele më të larta në sportin e peshëngritjes. Duhet të jem me këmbe në tokë dhe të kuptoj që e mira nuk ka fund. Për sa kohë bëj maksimumin, mendoj se gjërat tjera vijnë vetë. E kam nisur që 6 vjeç si sport dhe e kam pasion.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy