Sterilizimi/ Hoxha: Gjykata kërkoi hetim të thelluar për Beqajn dhe Canin

Sterilizimi/ Hoxha: Gjykata kërkoi hetim të thelluar për Beqajn dhe Canin

Gazetari Artan Hoxha i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, tha se koncesioni i sterilizimit është ndër më të hetuarit ndonjëherë, kjo pasi ajo ka shpenzuar 80% të fondit me vlerë 100 milionë euro.

Hoxha tha se në hetimet e SPAK ajo që vihet re është se në të nuk ka akuza për korrupsion, por për falsifikim. Ndërkohë gjykata kur ka lexuar dosjen ka kërkuar hetim të thelluar për dy ish ministrat, Ilir Beqaj dhe Shkëlqim Cani. Sipas Hoxhës, kjo tregon se Gjykata ka konstatuar parregullsi duke kërkuar hetim të thelluar për ta.

“Ky është një ndër koncesionet që është hetuar më gjatë dhe më shumë se të tjerët. Shqipëria nga 2004 deri në 2021 ka patur 220 koncesione që kanë vlerë 4.3 miliardë euro. Ajo që dallon kryeministrin nga të tjerët, është si ajo shprehja që tha ai deputeti “Do vjedhim me stil”.

Duket sikur është pushuar çështja por ka qenë një mënyrë për të kuptuar se në momentin që janë shpallur urdhër arreste për Rripaj dhe Rrapaj është se nuk kemi akuzë për korrupsion, kemi të bëjmë me akuzën e falsifikimit.

Në hetimet e SPAK, Kondili ka qenë një kandidat për të drejtuar SPAK. Kjo histori duket sikur ka patur interes të mbyllet me kaq. Gjykata ka kërkuar të vihen në hetim të thelluar dy ish ministra Beqja dhe Cani dhe 4 komisionerë të prokurorimit publik. Vetë gjykata e ka lexuar në përfundimin që kërkon hetim të thellur, këtu kalojmë te pjesa tjetër në 13 shkurt 2015 është shpallur fitues një kompani me baz3ë në Kosovë.

Gjykata thotë që kjo kontratë ka qenë e paracaktuar. Ka shkelje të barazisë, ka fry artificiale, janë rritur kostot në mënyrë fiktive dhe e fundit i kanë çuar për falsifikim dokumentacioni. Ky është një koncesion që është ezauruar 80% r vlerës së koncesioni. Ku janë investimet? Si justifikohen dhe ku gjenden?", tha Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy