Mbrëmjen e së mërkurës në Durrës u çel Panairi i Librit, por Festivalit Veror i parapriu një incident, protagonistët e të cilit ishin iranianët, konkretisht përfaqësues të dy palëve.
Nga njëra anë, përfaqësues të muxhahedinëve, që qëndrojnë në Manëz dhe nga ana tjetër ata të Shoqatës së iranianëve, të cilët ishin pjesëmarrës në këtë aktivitet.
Bëhet me dije se përplasja mes dy grupeve ka ndodhur në shëtitoren "Taulantia," ku janë ngritur edhe stendat përkatëse të shtëpive botuese pjesëmarrëse.
Siç duket edhe nga pamjet është dashur ndërhyrja e policisë për normalizimin e situatës, duke shoqëruar edhe disa persona në komisariat.



