
Ndryshimi historik në drejtimin e “Financial Times”. Gazeta britanike, një pikë referimi e Londrës, njoftoi dy ditë më parë emërimin e drejtoreshës së saj të parë femër në 131 vjet. Ajo është Roula Khalaf dhe do të marrë postin e Lionel Barber, i cili dha dorëheqjen pas një kohe të gjatë në këtë detyrë.
Emërimi i Khalaf thyen një tabu në “FT” në frontin e barazisë gjinore, por gjithashtu paraqet një ndryshim vijimësie: ajo është në fakt një resurs i brendshëm i redaksisë prej 24 vjetësh, zv.drejtore që nga viti 2016, pasi ka qenë në krye të rrjetit ndërkombëtar të gazetës (mbi 100 korrespondentë të shpërndarë në të gjithë botën) dhe para kësaj është marrë me Pranverën Arabe.
Nën udhëheqjen e tij, kohët e fundit, gazeta politiko-financiare me qendër në Londër lançoi 'Sekretet e Tregtisë', një kanal vertikal investues i tregtisë globale. Khalaf tha që ndihet e nderuar me detyrën. Ndërsa Tsuneo Kita, kryetari i Nikkei, gjigandi japonez që ka blerë “Financial Times”, ka shprehur besimin e plotë në punën e saj.



