
Polonia ka dërguar një autokolonë me municion ushtarak në Ukrainë. Një deklaratë e tillë u bë nga ministri i Mbrojtjes polak, Mariusz Blaszczak, duke u bërë kështu dërgesa e para e pranuar publikisht të ndihmës ushtarake në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus.
“Një kolonë municionesh që po i dhurojmë Ukrainës ka mbërritur tashmë tek fqinjët tanë. Ne qëndrojmë pranë ukrainasve dhe tregojmë solidaritet kundër agresionit rus” , shkroi ministri i Mbrojtjes në Twitter.
Megjithatë në mesazh nuk përshkruhet as lloji i municionit që Polonia u dërgoi ukrainasve dhe as sasia.



