Ornela Gjoka është një mjeke imazheriste e cila prej kohësh i është futur nutricionit, pasi dobësoi të shoqin për 40 kilogramë.
Në emisionin “Zgjohu me MCN” ajo rrëfeu se kur u njoha me bashkëshortin ishte mbipeshë, dhe duke qenë të dy të fushës së mjekësisë ai i kërkoi ndihmë të humbte peshë.
Gjoka tha se në shtëpi ishte radikalizëm dhe nuk ekzistonte asnjë ushqim jo i shëndetshëm.
Nga ana tjetër ajo flet dhe për librin e saj me këshilla se si mund të ushqehen fëmijët e vegjël.
Kam rënë dhe unë disa kilogramë se automatikisht do kufizohesh në gatim. Për rreth 1 vit ka humbur shumë peshë në një kohë të shkurtër. Ne hanim njëlloj. Por ndonjëherë fshehurazi hidhja pak vaj ulliri.
Ndryshoi jeta, koncepti për jetën, motivimi dhe vetëbesimi dhe isha mbështetje shumë e madhe dhe kjo më është kthyer mbrapsht. Unë i blija gjithmonë rroba me dy masa më të vogla, me idenë për t’u dobësuar.
Unë nuk i thoja që t’i duhet të biesh nga pesha. Ai është shumë i gjatë, por gjatë vizitës, mjeku i tha me shaka, se ti je shumë i shkurtër për peshën që ke. Aty im shoq më tha se do më mbështesësh se unë do ia nis.
Ishte kënaqësi shumë e madhe kur nisi të vishte rrobat që i bënin. Ishim vetëm, nuk kishim fëmijë dhe fokusi ishte vetëm tek ai. Në momentin që funksionoi ti ke dhe një kënaqësi personale.
Ai ka bërë shumë sport dhe ishte i hekurt në atë që bënte dhe pse mund të kishte punuar 8 apo 10 orë, ai ushtrohej.
Studimin për nutricionin e bëra direkt dhe gjithmonë kam qenë e fokusuar tek ushqyerja shëndetshëm dhe në momentin që erdhi djali, në kontakt dhe me mjekët pediatër mendova të shkroja një libër.
Nuk vuajta me djalin me pjesën e gjumit, se ai flinte. Dhe kur flinte ai në darkë shkruaja.
“Çdo hap një vakt drejt rritjes”, është libër që ofron këshilla për foshnje nga gjidhënia deri në 12- muajsh, bazuar dhe në këshilla të marrë dhe nga pediatër në Gjermani dhe këshilla që kam marrë atje. Gjysma e librit është vetëm me receta.
Në fillim të muajit pestë mund të niset me provat ushqimore, që janë perimet në vaktin e drekës. Fillohet me nga një perime, të jenë të veçuara në mënyrë që të kuptohet nëse fëmija është alergjik apo intolerant.
Perimet janë ushqimi i vetëm që fëmijët e kanë pak të vështirë ta pranojnë se iu mungon kripa dhe sheqeri.
Me frutat mund të niset pas dy muajsh. Pas muajit të gjashtë fëmijës mund t’i fillohet qumështi me drithëra në vaktin e darkës.
Unë them që pjesa e gjellës duhet të nisë të eksperimentohet pas moshës 1 vjeç dhe sidomos duhet kujdes me pjesën e kripës, duhet shtuar shumë ngadalë. Nëse gatuajmë vetëm për bebin, duhet ta shtojmë kripën në mënyrë graduale.



