“Në rastin më të keq luajmë për 6 mandate”, Jakaj zbulon kandidatët e PL në zgjedhje 

“Në rastin më të keq luajmë për 6 mandate”, Jakaj zbulon kandidatët e PL në zgjedhje 

Sekretari për Diasporën në PL, Besnik Jakaj tha në “Mcn Informacion” se Partia e Lirisë pretendon një numër dy shifror në mandate.

Ai theksoi se në rastin më të keq ne luajmë seriozisht për 6 mandate.

Ai zbuloi disa nga kandidatët e PL, ku në Lezhë do garojë Viktor Tusha, në Elbasan Dashamir Gjika, dhe në Berat Lefter Maliqi.

Unë s’jam pjesë e listës. Për shkak të rrethanave të koalicionit kishte potenciale të tjera në PL, ne kemi bërë një marrëveshje me PD që kemi 4 kandidatë në listat e mbyllura dhe 11 në listat e hapura. Na bën krenar vendimi i z.Meta. Sigurisht Kryesia s’ka qenë dakord. Në negocim me anëtarët e Kryesisë është miratuar. Në qarkun e Lezhës kemi z.Viktor Tusha, në Elbasan Dashamir Gjika, në Berat Lefter Maliqi, që janë mirtuar në mbledhjen e mbrëmshme të Kryesisë. Nuk kemi vendosur për Fierin dhe Durrësin. Në pretendojmë të kalojmë numrin dy shifror. Ne me zgjedhjet e 2021-shit e kemi të garantuar mandatin në Fier, Berat, ose Durrës. Në rastin më të keq ne luajmë seriozisht për 6 mandate”.

Ai e konsideroi një faktor të rëndësishëm në favor të opozitës ndryshimin e klimës së faktorit ndërkombëtar. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy