Koço: Polifonia është e vjetër dhe shumë unikale, aty zërat lëvizin

Koço: Polifonia është e vjetër dhe shumë unikale, aty zërat lëvizin

Dirigjenti Eno Koço e vlerëson muzikën iso-polifonike, duke veçuar një prej korifejtë e saj Neço Muko himarjotin, ndërsa shpreh dëshirën që muzikën polifonike ta quajmë vendçe.

Në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos në MCN Tv, vlerësoi se Neço Muko, i bëri të gjitha këngët shqip, 42 këngë, por me tekste të bukura, për flamurin dhe Shqipërinë, duke vlerësuar ndjenjën e tij patriotike, për një himariot që kishte bërë pak studime në Greqi, i cili iku në Francë dhe u kthye në Himarë.

Kur thua këngë polifonike, gjithë zërat janë zëra që lëvizin, kanë polifoni, njëri e kthen, tjetri e mban, kemi zërin e katërt që vetëm e mban. Ne e kemi shumë të bukur muzikën vendçe.

Muzikën polifonike, njerëzit lokalë do e vlerësojnë, se kur këndojnë kështu, thotë do bjerë shi. Polifonia është goxha e vjetër dhe shumë unikale për zonat që jemi ne, këndohet bukur në Labëri, Çamëri, Skrapar dhe këndohet në mënyrë shumë interesantë në Fier.

Ky Neço Muko Himarioti i cili vdiq në 1934, këndoi këngë patriotike, ky ishte autodiktakt.

 Ky bëri disqe dhe disqet shiteshin mes Himarës, Sarandës dhe Greqisë, janë disqe të prodhuara nga një shoqëri franceze e famshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy