Xhoana Sita ceo e RE AL për ‘MCN Economy’ u shpreh se kopmpania që ajo drejton merret me rekrutimin e të huajve kryesisht fuqi punëtore.
Ajo tha se kryesisht punonjësit i sjellin nga Filipinet, Dubai dhe Hong Kong dhe se profesionet më të kërkuara janë hoteleri Turizëm, masazhatore dhe fasoneria.
Sita tha se ka kërkesë pasi Shqipëria ofron turizëm veror dhe dimëror,ndërs atheksoi se u vijnë në ndihmë bizneseve me punonjës të kualifikuar dhe pakualifikuar sipas kqërkesave të tyre.
Kompania jonë merret me rekrutimin e të huajve nga Azia kryesisht në Shqipëri për të plotësuar mungesat e fuqisë punëtore kryesisht, por jo vetëm.
Përgjithësisht i sjellim nga Filipinet, ndonjëherë dhe nga Dubai, Hong Kong i pajisim me lejet e emigracionit dhe u gjendemi pranë kur ata kanë nevojë.
Është interesante këtë vit se është hera e parë që marrim pjesë këtë vit në klik ekspo group, kompanitë janë të jashtëzakonshme dhe është kënaqësi të takosh kompani që kanë mbi 30 vite në tregun e punës dhe më vjen mirë që interes kanë treguar dhe kompani që janë këtu prezentë dhe kemi lidhur kontrata që ditën e parë.
Profesionet më të kërkuara janë hoteleri turizëm kryesisht jugu, masazhatore dhe punonjës magazinash, kemi pasur kërkesa për punëtorë në fasoneri.
Duke qenë se u zgjeruam dhe donim ti vinin në ndihmë të gjithë Shqipërisë u munduam ti vinim në ndihmë të gjithë vendit nga jugu në veri. Gjatë dimrit punojmë për jugun dhe gjatë verës për veriun, skuadra është e ndarë në këtë mënyrë me projekte të ndryshme dhe me sezone.
Bizneset që kërkojnë më shumë punëtorë janë hoteleria dhe kërkojnë sanitare më së shumti, ndërsa si numër biznesesh janë të ndryshme që marrin ndihmësa.



