
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka akuzuar gjigantët e teknologjisë për nxjerrjen jashtë platformave të miliona përdoruesve.
Në një postim në Tuiter kundër rrjeteve sociale, Trump thotë se njerëzit duhet të lejohen ta vendosin vetë se çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo.
Në një postim të bërë sot, Trump flet kundër asaj që e quan censurë të medias sociale.
“Mediat sociale po u mbyllin gojën miliona njerëzve.
Nuk mund ta bëjnë këtë, edhe me çmimin se do të na duhet të dëgjojmë lajme të rreme si ato të CNN-it, vlerësimet e të cilave kanë rënë shumë.
Njerëzve u duhet dhënë e drejta të zgjedhin çfarë është e vërtetë dhe çfarë jo, pa censurë”, shkruan Trump.



