
Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, thotë se nuk ka nevojë për ndryshimin e ligjit të arsimit të lartë, pasi të gjitha kërkesave të studentëve u është dhënë zgjidhje me Paktin për Universitetin.
Gjatë mbledhjes së Komisionit të Medias, Shahini tha se është kundër propozimeve për ndryshimeve ligjore sa i takon arsimit të lartë.
“Duke marrë parasysh gjithë çfarë kemi parë nga shtetet e tjera ne nuk i shohim të domosdoshme që këto ndryshime të adresohen përmes ndryshimeve ligjore. Duke marrë parasysh që ne edhe me VKM në dhjetor dy nga çështjet kryesore të ngritura nga studentët për transparencë dhe llogaridhënie dhe për përfaqësime nëpër borde, i kemi adresuar”, tha Shahini.



