Fiton lirinë ish-deputeti Mark Frroku (VIDEO)

Fiton lirinë ish-deputeti Mark Frroku (VIDEO)

Ish-deputeti Mark Frroku është liruar nga burgu.

Gjykata e Fierit dha vendimin për lirimin me kusht të ish-kryetari i Partise Kristian Demokrate, deputetit Mark Frroku. 

Atij i kishin mbetur 1 vit burg por gjykata vendosi të jepte vendimin e lirimit me kusht 

Ish-deputeti u dënua në prill të vitit të kaluar nga gjykata e shkallës së parë e Tiranës me 7 vjet e 6 muaj burgim për akuzat e fshehjes së pasurisë dhe ndërtim të paligjshëm.

Ndërsa në janar të këtij viti gjykata e Apelit po në Tiranë ia reduktoi dënimin në 6 vjet burg për të njëjtat akuza. Ndërsa gjykata e Fierit së fundmi ka vendosur lirimin para kohe të Frrokut.

Përveç akuzave për të cilat u shpall fajtor, Frroku u akuzua edhe për vrasjen e shtetasit shqiptar Aleksander Kurit në vitin 1999 në Belgjikë, por këto dyshime nuk u provuan.

Ndërkohë në gjykatën e Tiranës pritet të nisë një tjetër proces ndaj Frrokut, atë ku së bashku me Tom Doshin dhe Durim Banin akuzohen për dëshmi të rremë për një atentat ndaj një deputeti të opozitës.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy