Kamerat e trupit të punonjësve të policisë nuk funksionojnë. Ndonëse projekti i nisur në vitin 2016 nga ish ministri I Brendshëm Saimir Tahiri, rezultoi i suksesshëm, ai u aplikua vetëm gjatë 2 viteve dhe më pas kamerat dolën jashtë funksionit për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, ndërkohë që tenderi për blerjen e tyre kushtoi 3.28 milionë euro.



