Të shumtë kanë qenë komentuesit që e kanë kritikuar kryeministrin Rama për ironinë me opozitës dhe drejtuesit e saj që bën me postimin e fotomontazhve në FB.
Pas postimit të një fotomontazhi ku kryeministri Edi Rama, kreun dmeokrat Lulzim Basha, ish-kryeministrin Berisha dhe aleatin Nard Ndoka i zëvndësoi me personazhet e filmit “Toma dhe shokët e tij”, shumë qytetarët e kanë akuzuar Ramën, duke e quajtur fare të padenjë veprimin e tij.
Një prej komentuesve ka krutikuar veprimin e kreut të qeverisë duke i kujtuar foton duke ngren makarona "Sa fukara qe je nga truni !!! E harove ate foton duke ngren makarona ne tas ?!
Por si gjithmonë e menjëhershme ishte edhe reagimi i Ramës duke i kthyer një përgjigje ashtu siç di vetë "Une e harrova? Si ta harroj kur e kam bere vete per te qeshur me shoket ne tavoline kur isha emigrant dhe qesh sa here e shoh ta nxjerrin gazetat e Saliut per te manipuluar ata qe hane barin e tij".




