Fluks i lartë në Portin e Vlorës, sot kanë hyrë 1400 pasagjerë dhe 320 automjete

Fluks i lartë në Portin e Vlorës, sot kanë hyrë 1400 pasagjerë dhe 320 automjete

Nuk ka të ndalur fluksi i pasagjerëve të cilët hyjnë çdo ditë në Portin e Vlorës. 

Mëngjesin e kësaj të shtunë në portin detar kanë hyrë 1400 pasagjerë dhe 320 automjete, raporton korrespondenti i MCN TV. 

Shifra këto të cilat për këtë periudhë të vitit konsiderohen vërtet të larta. 

Nga ana tjetër në Portin e Vlorës ka nisur fluksi në dalje. Prej tre ditësh rreth 3200 pasagjerë dhe 600 automjete dalin prej tij duke shënuar kështu kapacitetin e tij të plotë. 

Prej tre ditësh ka më tepër kërkesa seç mund të përballojnë tragetet e linjës duke bërë që kërkesat për bileta të lihen për një ditë më pas.

Pritet që të paktën deri nga data 25 gusht të ketë rreth 3200 pasagjerë çdo ditë në dalje çka do të shënojë një tjetër rekord për portin detar në dalje të pasagjerëve.  
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy