Këlliçi hedh poshtë pretendimet e Ahmetajt: Balluku s’ka paguar asnjë protestues të PD

Këlliçi hedh poshtë pretendimet e Ahmetajt: Balluku s’ka paguar asnjë protestues të PD

Belind Këlliçi i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, në MCN, hodhi poshtë pretendimet e Arben Ahmetaj, se ministra Belinda Balluku ka financuar protestat kundër kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Ai sqaroi se nuk është thënë askund që protestuesit tek Bashkia e Tiranës janë paguar nga Balluku dhe se në asnjë moment nuk ka pasur një referencë të tillë për protestat e organizuara nga Partia Demokratike.

“I jam rikthyer këtij fragmenti dhe e kam parë me vëmendje dhe për të qënë korrekt, nuk është thënë që protestuesit tek bashkia e Tiranës paguhen nga Belinda Balluku...është thënë që Belinda Balluku, që dihet që në nivelet e armiqësisë, që ata janë tashmë në PS me Erion Veliajn.

Çudi nuk është madje keni patur edhe një deklaratë të kryetarit të grupit parlamentar të PD, të Bardhit që mund të kalohet edhe në vrasje brenda PS mes palëve deri në këtë nivel është armiqësia, po pak më intereson.

Është thënë që në aksione kundër Erion Veliajt, Belinda Balluku sponsorizon njerëz që të marrin pjesë në protesta kundër tij. Në asnjë moment, Belinda nuk ka sponsorizuar protestues kundër Erion Veliajt. Në asnjë moment, nuk i është referuar bashkisë Tiranë...Arben Ahmetaj nuk e ka thënë këtë. Nuk përmendet protesta tek Bashkia e Tiranës.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy