
Deputeti i Partisë Demokratike Tritan Shehu deklaroi përmes një lidhje “Skype” me studion e emisionit “MCN Economy” se financimi i sistemit shëndetësor në Shqipëri është më i varfri në Evropë.
Duke vijuar logjikën e tij, Shehu tha se sistemi shëndetësor është i ndërtuar sipas konceptimit bolshevik, i mungojnë paratë dhe se janë qytetarët që paguajnë shpenzimet nga xhepat e tyre.
Më tej, Shehu theksoi kemi një monopol publik të sigurimeve shëndetësore kur në fakt sistemi duhet të ishte i hapur.
Financimi është më i varfëri në Evropë. Në bazë të buxhetit jemi 2.1% të GDP-së. Jemi në shifrat më të ulëta për financimin e sistemit shëndetësor. Jemi njëlloj me konceptin e Bashkimit Sovjetik. Është i ndërtuar në konceptin bolshevik sistemi shëndetësor. Nuk ka asnjë të ardhme në të gjitha veprimtaritë e tij. Mungojnë paratë, qytetarët paguajnë nga xhepi mbi gjysmën e shpenzimeve që ka sistemi, në Evropë nuk duhet të kalojë 10%. Sistemi është i ndërtuar mbi centralizimin. Nuk ka indeks kostosh, dhe është krijuar mbi bazën e krijimit të monopoleve private që janë PPP që janë forma shkatërruese të sistemit tonë. Ky është sistemi ynë. Prandaj jemi në një situatë tragjike. Nuk ka sistem shëndetësor Shqipëria. Është degraduar, është larguar nga qytetari, ka shkuar drejt centralizimit.
Në vend që të shkonin drejt tregut të sigurimit shëndetësor kemi një monopol publik sigurimesh shëndetësore ku duhet të ishte tregu i hapur. Skema e sigurimeve shëndetësore, duke lejuar operatorët e ndryshëm të operojnë në treg. Këta nuk i lejon shteti. Kjo kërkon indeksin e kostostove. Një i sëmurë 70-vjeç operohet me apendicit, është dhe diabetik dhe ky nuk e ka koston sa një i ri.
Buxheti i spitalit është x, vitin tjetër i shtohet 2%. Si të bëjë 1 mijë operacione, si 100 operacione, nuk ka pagesë në bazë të prodhimit. Prodhimi është ajo që ofron sistemi shëndetësor. Një spital sit ë rri me 50% të shtretërve si me 100 është njëlloj.
Më tej, Shehu tha se në qendër të sistemit shëndetësor duhet të jetë i sëmuri teksa shtoi se kujdesi parësor duhet të kalojë në nivelin e profesionistit të lirë.
Nuk financohet, jo vetëm nga kontributet, ato janë aq sa i kam vendosur unë në 1993. Është po ajo mënyrë skemë e kontributeve. Buxheti është shumë i ulët. Rajoni e ka mbi 4%, nuk mund të jetë më i ulët. Është çështje koncepti, në qendër të sistemit është i sëmuri, është i lirë të zgjedhë ai spitalin ku të shkojë të dalë nga koncepti bolshevik. Sot jemi në 2023, duhet të futeshin skemat e ekonomisë së tregut. Baza është i sëmuri, ai shkon të mjekohet ku të dojë. Spitali paguhet në bazë të shërbimeve që ofron dje këtu nis konkurrenca mes spitaleve, diversiteti. Nuk ka zhvillim pa tregun e shëndetit. Kjo gjë shtrihet dhe te publiku dhe tek privati.
Privati garanton që do zbatojë disa rregulla bazë. Tek ne çdo gjë është e centralizuar e komanduar dhe pagesat bëhen në mënyrë empirike dhe jo të bazë të indeksit. Këto janë skema të tejkaluara në kohë.
Kujdesi parësor duhet bazuar në profesionistin e lirë. Duhet që kujdesi parësor të kalojë në nivelin e profesionistit të lirë, duke u paguar në bazë të numrit të kartelave. Rama ka krijuar monopolet e koncesioneve, monopolet shkatërruese për sistemin. Tregu liberalizohet kur ka konkurrencë. Laboratorët janë zemra e spitalit, t’ia japësh privatit është të prishësh zemrën e spitalit.



