Plagosja e serbit në Mitrovicë/ Vuçiç: Është shumë e rrezikshme hapja e urës së Ibrit, reagon Veseli

Plagosja e serbit në Mitrovicë/ Vuçiç: Është shumë e rrezikshme hapja e urës së Ibrit, reagon Veseli

Një 17 vjeçar serb u plagos dje me thikë pas një përleshje me disa të rinj shqiptarë në hyrje të Urës së Ibrit në Mitrovicën e Veriut.

Sipas policisë plagosja erdhi pas një ngatërrese mes tyre. 17-vjeçari ka marrë trajtim në spitalin e Mitrovicës dhe është jashtë rrezikut për jetë. Por plagosja te riut ka shkaktuar reagimi e Beogradit. Presidenti serb Aleksandar Vuçiç e ka konsideruar hapjen e urës së Ibrit një hap te rrezikshëm.

 “Ky është një lajm i keq. Ne kemi luftuar kundër kësaj gjatë gjithë kohës. Kjo është arsyeja pse unë po thosha se sa e rrezikshme ishte të hapej Ura e Ibrit, pasi dëshira e shqiptarëve është veriu i Kosovës dhe rruga e ‘Mbretit Peter’ në Mitrovicë. Populli serb është i ashpër dhe i fortë, megjithëse është e vështirë të mbijetosh në këto komuna”, tha Aleksander Vuçiç për televizionin Pink, transmeton Blici serb.

Duke folur në lidhje me sulmin, Vuçiç tha se ai zbuloi ato që edhe shiheshin në pamjet dhe xhirimet, se djali ishte joshur nga një grup më i madh i shqiptarëve, por theksoi se megjithatë do tëp resin rezultatet e hetimit.

Menjëherë pas deklaratës së kreut të shtetit serb ka reaguar Kreu i PDK-së, Kadri Veseli. Përmes një postimi në Facebook ai ka quajtur deklaratën e Vuçiç si tendencë për destabilizim të rajonit.

“Loja që Alekandar Vuçiç po luan për interesa të tij të ngushta dhe për konsum të brendshëm politik, është në dëm të bashkëqytetarëve tanë serbë të Kosovës. Deklarata e tij ka për synim cenimin e sigurisë së Kosovës dhe dëmtimin e stabilitetit rajonal. Prandaj, i bëj thirrje Beogradit, që të heqë dorë nga provokimet dhe të lërë bashkëqytetarët tanë serbë rehat të lire”, ka reaguar Veseli.

Veseli theksoi se shqiptarët dhe serbët nuk kanë probleme në komunat ku jeton shumica e komunitetit serb në Kosovë. Problemet sipas tij ekzistojnë vetëm aty ku Serbia ka interes të shkaktojë konflikt.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy