Arrin në 9 bilanci i viktimave të nxjerra nga hoteli “Rigopiano”, i cili u godit nga orteku pesë ditë më parë. Gjatë orëve të fundit, ekipet e shpëtimit kanë nxjerrë nga rrënojat trupat e pajetë të një burri dhe një gruaje, ndërsa shpresat për të mbijetuar të tjerë sa vijnë e shuhen.
Deri tani janë 11 të mbijetuar dhe 20 të tjerë që rezultojnë të zhdukur. Presidenti italian, Sergio Mattarella, ka bërë thirrje për të qenë të bashkuar para fatkeqësive të tilla.
Operacionet e shpëtimit kanë vijuar edhe jatë natës, pavarësisht shiut.
Ekspertët kanë vlerësuar se masa e borës mbi hotel nga orteku është e barabartë me 120 000 tonë.
Ndrkohë, sipas verifikimeve të deritanishme, hoteli është ndërtuar mbi inerte të akumuluara nga orteqe të mëparshme, çka tregon rrezikun e madh që ekzistonte që kjo zonë të goditej sërish.



