Kuçana: Nëse nuk të “bekon” Flamur Noka, nuk bën karrierë në PD. “Mulizimi” , fenomen që duhet luftuar

Kuçana: Nëse nuk të “bekon” Flamur Noka, nuk bën karrierë në PD. “Mulizimi” , fenomen që duhet luftuar

Ish-kandidatja për deputete e PD-së, Ilirjana Kuçana, komentoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV përplasjen që pati me kryetarin e PD-së, Sali Berisha, gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar.

 

Kuçana tha se kishte paraqitur një rezolutë, e cila, sipas saj, nuk u mor në shqyrtim nga drejtuesit e mbledhjes.

 

Unë i kërkova kryetares së Këshillit Kombëtar të më jepte fjalën për të paraqitur rezolutën, që më pas t'u kalonte anëtarëve për votim. Ajo kishte vetëm rol rregullator, por refuzoi ta lexonte, edhe pse e kisha depozituar 24 orë më parë.

 

Rezoluta përmbante tre propozime kryesore.

 

Pika e parë kishte të bënte me hapjen e Partisë Demokratike dhe dëgjimin e zërit të protestuesve. E dyta ishte ngritja e një fronti intelektual dhe një fronti studentor, jo domosdoshmërisht me anëtarë të PD-së. Pika e tretë ishte 'çmulizimi' i Partisë Demokratike.

 

 

Kuçana u shpreh se "mulizimi" është një fenomen që, sipas saj, ka dëmtuar funksionimin e partisë.

 

"Mulizimi' është një fenomen që duhet luftuar. Është një model pa meritokraci, ku është krijuar një grup servilësh dhe, nëse nuk të 'bekon' Flamur Noka, nuk bën dot karrierë në Partinë Demokratike.

 

Kritikat e saj nuk janë personale ndaj Flamur Nokës, por politike.

Nuk kam asgjë personale me zotin Noka. Por në aspektin politik, mendoj se ai e ka përmbushur misionin e tij dhe duhet të kishte ndjekur shembullin e Edi Palokës.

 

Partia Demokratike ka nevojë për reflektim pas zgjedhjeve dhe për t'u afruar më shumë me protestën qytetare.

 

PD duhet të dëgjojë zërin e sheshit dhe të reflektojë ndaj protestës. Ajo që po ndodh nuk është ripërtëritje, por riciklim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy