Variantet e Covid/ Dollenberg: Rrisin transmetueshmërinë, jo agresivitetin. “Centaurus” mund të sigurojë imunitet natyral (VIDEO)

Variantet e Covid/ Dollenberg: Rrisin transmetueshmërinë, jo agresivitetin. “Centaurus” mund të sigurojë imunitet natyral (VIDEO)

Mjekja e Urgjencës në Gjermani Aurora Dollenberg në një lidhje skype për edicionin e lajmeve në MCN TV tha se variantet e reja të Covid-19 kanë rritur transmetueshmërinë e virusit, por jo agresivitetin e tij. Ajo u shpreh se ndonëse në Gjermani po diskutohet për një mbyllje, shumica e vendeve evropiane janë kundër lockdown-it, dhe ai ka pak gjasa të ndodhë.

Variantet e reja të Covid kërkojnë analiza speciale. Ne si mjek jemi të fokusuar që të diferencojmë gripin sezonal, që paraqitet me simptoma që ngatërrohen me Covid-19, por në fund janë parametrat laboratorike që na tregojnë nëse kemi të bëjmë me Covid-19, dhe testi na orienton. Nuk kemi parë rritje të agresivitetit por të transmetueshmërisë. BA.5 është një variant shumë dominant. Në Gjermani kemi në ditë 100-150 të vdekur nga Covid-i. Paralajmërohet që nga tetori mund të kemi lockdown të pjesshëm, po ende s’është vendosur, pasi pjesa më e madhe e shteteve evropiane janë kundër. Lockdown-et janë një prej arsyeve pse shfaqen variantet e reja. Në periudhën e vjeshtës, me ardhjen e gripeve dhe virozave sezonale, të prekurit nga Covid, grupet vunerabël mund ta vuajnë më tepër, se sa grupmoshat me sistem imunitar më të fuqishëm”.

Sa i përket nënvariantit të ri Centaurus, Dollenberg tha se ai rezulton më infektues, megjithatë pozitiv është fakti që mund të sigurojë një imunitet natyral të popullatës.

Centaurus rezulton akoma më infektues se paraardhësi i tij, prandaj pritet një rritje e të infektuarve. Ata që s’janë infektuar ende mund ta përjetojnë këtë variant me shtrime në spital, me simptoma më të rënda se gripet. Kurba është në rritje të incidencës, kjo është arsyeja pse OBSH paralajmëron për një valë të re pandemie. Nga ky variant do ketë një rritje, por s’do kemi një lockdown, pasi edhe ky variant i ri do të siguronte një imunitet natyral”.

Ndërsa u ndal te lija e majmunit, mjekja vuri në dukje se janë aktivizuar viruse që kanë qenë prej dekadash në gjumë, duke kujtuar se ka një vaksinë të licensuar në nivel evropian.

Lija e majmunit është për fat të mirë një infeksion i vjetër që po riaktivizohet në kohërat moderne si pasojë e një ulje të imunitetit. Edhe viruse që ishin në gjumë prej viteve 70’ po riaktivizohet. Ka ekzistuar një vaksinë për linë e zakonshme. Ka gjithmonë një pjesë të popullatës që s’e kanë marrë vaksinën kundër lisë, dhe janë pikërisht ky grup i rrezikuar ta kalojë me pasoja të rënda. Kjo është arsyeja që në nivel evropian është licensuar vaksina kundër lisë së majmunit, e ngjashme me atë të lisë së zakonshme”.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy