Braktisi automjetin me 18 sirianë në aksin “Tuneli-Morinë”, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

Braktisi automjetin me 18 sirianë në aksin “Tuneli-Morinë”, arrestohet 21-vjeçari në Shkodër

Një i ri i kërkuar nga drejtësia eshte arrestuar nga policia e Shkodrës pasi në mars 2023 braktisi automjetin me të cilin transportonte 18 sirianë.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, Komisariati i Policisë Shkodër, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Trafiqeve e DVP Shkodër, lokalizoi në Shkodër, kapi dhe vuri në pranga shtetasin F. L., 21 vjeç.

21-vjeçari, me masë sigurie “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Kukësit, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, u shpall në kërkim në muajin mars të vitit 2023, në kuadër të operacionit “Kalimashi”, sepse braktisi automjetin me të cilin u konstatua duke transportuar në aksin rrugor “Tuneli-Morinë”, 18 emigrantë nga Siria, të cilët synonin të kalonin ilegalisht, kufijtë.

Lidhur me rastin, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy