Tomorri: “EcoTirana” është denoncuar për mënyrën e dyshimtë si fitoi pa garë menaxhimin e mbetjeve

Tomorri: “EcoTirana” është denoncuar për mënyrën e dyshimtë si fitoi pa garë menaxhimin e mbetjeve

Në mediat italiane qarkullon lajmi i ndalimit të ish-kryebashkiakut të Veronës,  Flavio Tosi, i cili akuzohet për disa vepra penale, që kanë të bëjnë me përfshirjen e organizatës mafioze Ndragheta në pastrimin e mbetjeve urbane. Tosi është kapur në përgjime me presidentin e kompanisë, AMIA, e cila bashkë me ECO Tiranën kanë kontratën për pastrimin e Tiranës. Lidhur me këtë çështje, gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, në studion e lajmeve të TvT, thotë se për Flavio Tosi, Prokuroria e Venecias me kohë ka arritur të faktojë lidhjet e tij me mafian italiane, dhe se lidhur me kontratën që Bashkia e Tiranë ka bërë me këta persona, normalisht imazhi i Eco Tiranës është bërë pis.

“Kjo nuk është hera e parë që italiani hetohet për Ndraghetën dhe Comorran, Prokuroria e Venecias ka arritur të faktojë lidhjet e tij me mafiat.  Ecotirana që ka monopolin e menaxhimit të mbetjeve është denoncuar edhe në mediat shqiptare pikërisht për mënyrën e dyshimtë që u krijua si një monopol shumëvjeçar dhe i dhënë pa garë, falë disa negociatave të drëjtpërdrejta të disa zyrtarëve të lartë dhe krybashkiakut të Veronës. Përderisa kompania është nën hetim, atëherë minimalisht imazhi i Eco Tiranës është bërë pis, jo vetëm kjo por i gjithë menaxhimi i mbetjeve është një histori më vete” .  

Ndërkohë për faktin se Parlamenti miratoi dje ligjin për Eurobondin me qëllim për të marrë 650 mln euro borxh në tregjet financiare, gazetari Tomorri thotë se me gjithë krizën ekonomike, dhe kushtet në këto tregje, emetimi i eurobondit në këtë moment është i detyruar.

“Për shkak të krizës ekonomike nga pandemia, nuk është koha optimal për të kërkuar borxhe në tregjet finacare të botës, por kjo është e detyruar, sepse qeveria duhet të kërkojë për të shlyer borxhin e kaluar, duhet të shlyej 300 milion euro mbrapsht. Gjasat janë që qeveria të arrijë financimin që kërkon, ky këtë herë do rezultojë me një normë interesi më të lartë, në rast se qeveria nuk do të arrijë të sigurojë dot paratë, atëherë besoj do të detyrohet të marrë masa të forta buxhetore dhe të kërkojë kredi direkte jo vetëm nga donatorët që në termin ekonomik njihen si kredi sindikale. Mund të shkohet drejt një skrenari të tillë, nëse eurobondi nuk do të arrijë të merret”.  

Gjatë kësaj interviste, Tomorri, u shpreh edhe me lidhur me deklaratën e kryeministrit Edi Rama, se a po shihet mundësia e heqjes së TVSH dhe parashikimin e qeverisë lidhur me faktin se a duhet të ulë apo heqë tatim-fitimin për biznesin e vogël deri në vitin 2029. Lidhur me këtë të fundit, Tomorri vlerëson se është më shumë si një deklaratë që kërkon të marrë përfitime politikem kurse te çështja e heqjes së TVSH, ai u shpreh se me heqjen e saj, fatura e dëmit do të ishte shumë e madhe dhe se qeveria do ta kishte të pamundur ta përballonte atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy