Lazimi: Bizneset duhet të punojnë për zgjatjen e sezonit, Shqipëria ka marketing të dobët

Lazimi: Bizneset duhet të punojnë për zgjatjen e sezonit, Shqipëria ka marketing të dobët

Eksperti i ekonomisë Majlind Lazimi në studion e lajmeve në ‘MCN Economy’ ka komentuar lidhur me mungesën e vizitorëve të huaj kryesisht të atyre që vijnë nga Rusia dhe Ukraina të cilët aktualisht janë në një konflikt.

Ai tha se kjo do të ketë impaktin e vet, por sipas tij duhet të punohet nga bizneset që të sezoni turistik të zgjatet më shumë në kohë dhe se me rëndësi mbetet zgjerimi i tregjeve turistike.

Do kemi impakt, por të llogarisim pak shifrat rreth 55 mijë duke marrë mesatarisht shpenzimet që bën një turist i huaj ka një impakt rreth 5 mln euro për Sarandën. Por ky nuk është i vetmi impakt, ka dhe rezidentë ukrainas që kanë blerë shtëpi por në tërësi më shumë se sa impakti që ka mungesa e turistëve rus, bjellorus, normalisht janë turistët që po eksplorojnë Shqipërinë si destinacion të ri. Impakti s’do të jetë vetëm nga mungesa e tyre, pro ka impakt negativ dhe për strukturat akomoduese sepse një pjesë e mirë e tyre kanë pasur një kontratë të nënshkruar më herë dhe do jetë e vështirë të përkthehet te çmimi final.  

Përtej kësaj problemi është dhe sezoni i shkurtër që ne kemi në Shqipëri, jo më shumë se tre muaj kemi turistë aktiv. Fluksi në këto tre muaj është shumë e lartë. Duhet të shtojmë kapacitetet akomoduese. Në pikëpamje gjeografike ushqimi dhe resurseve të tjera Shqipëria ka më shumë kapacitete se Mali i Zi, prandaj them se kemi mundësi se si ta zgjasim sezonin turistik. Shtimi i kapaciteteve akomoduese dhe modernizimi i tyre mbeten dy pikat kryesore të cilat do të kompensonin nëse do kishim një zgjatje të sezonit veror.

Më tej ai theksoi se nuk është goditje fakti që s’do kemi turistë nga Rusia, Bjellorusia, por sipas tij gjëja pozitive është se nëse do kemi një situatë më të stabilizuar në konfliktin Rusi- Ukrainë sheh që mund të vijnë dhe turistë nga Norvegjia, kështu që nuk mungojnë tregjet e reja.

I pyetur nëse mungon një ofertë dhe marketing në Shqipëri, Lazimi tha se kemi dy elementë, i pari atë se çfarë ofron Shqipëria dhe së dyti narrativa si e marketon.

Fatkeqësisht kemi një marketing të dobët, slogani që kemi ne sot është i dobët, shko në rrugën tënde. Duhet të ishte bërë bashkë interesi hotelerisë, bashkisë, qeverisë që ta marketonin turizmin. Shqipëria ka marketing të dobët duhet strategji e re. Vihet re që ka mangësi edhe  të stafit, ka hotele që dhe sot që flasim, sërish mungojnë staf dhe do thellohet në vazhdim nëse nuk investojmë. Kjo është si një thikë me dy presje turistët vijnë njëherë dhe nuk kthehen më.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy