Spahiu: Islamizimi i shqiptarëve dhe ndryshimi i emrit nga “arbër” në “shqiptar” në fund të shekullit XVII

Spahiu: Islamizimi i shqiptarëve dhe ndryshimi i emrit nga “arbër” në “shqiptar” në fund të shekullit XVII

Përhapja e Islamit në tokat shqiptare ishte një proces i ndikuar nga një sërë faktorësh politikë, ekonomikë, kulturorë dhe fetarë. 

Por politologu dhe studiuesi i historisë, Nexhmedin Spahiu, në një intervistë në emisionin “Arnautistan” të Mustafa Nanos, e lidh periudhën e islamizimit të shqiptarëve me ndryshimin e emrit nga ‘Arbër’ në ‘Shqiptar’.

Spahiu thekson se islamizimi i shqiptarëve ndodhi në fund të shekullit të XVII dhe se kjo periudhë përkon me ndryshimin e emrit nga “Arbër” në “Shqiptar”.

Islamizimi i shqiptareve ndodh në fund të shekullit 17, dhe në këtë periudhe edhe ndryshohet emri nga arbër në shqiptar. Ky është një fakt shkencor që mbështetet nga statistikat e Perandorisë Osmane, të cilat janë të regjistruara dhe të rregullta. Për herë të parë, emri “shqiptar” u përmend në vitin 1703 në Kuvendin e Arbrit, por ishte i njohur edhe më herët. Në vitin 1699, në një poezi të Yveiz Efendisë, përmendet edhe fjala “shqiptar” dhe “Shqipëri”.

Spahiu e lidh ndryshimin e toponimit nga “Arbëri” në “Shqipëri” me periudhën e dinastisë politike shqiptare të Qyprillinjve. Ky ishte një klan i njohur i vezirëve dhe administratës osmane që kishte një ndikim të fortë në Shqipëri dhe rajonin për një periudhë të gjatë, kryesisht në gjysmën e dytë të shekullit XVII.

Mehmet Qyprilli mori pushtetin në vitin 1656 dhe e mbajti atë për 5 vjet. Pas tij, biri i tij, Ahmeti, e mbajti pushtetin për 15 vjet, ndërsa pas tij, Mustafa Qyprilli vazhdoi deri në vitin 1681. 

Më pas, dinastia Qyprilli vijoi të dominonte administratën osmane deri në vitin 1710. Në këtë periudhë ndodhi një ndryshim i rëndësishëm në emërtimin e popullsisë. 

Deri në atë kohë, populli që identifikohej si “Arbër” ishin kryesisht të krishterë, dhe ata që konvertonin në Islam konsideroheshin si “turk”. Por, me kalimin e kohës dhe me rritjen e numrit të shqiptarëve që u islamizuan, situata ndryshoi. 

Fillimisht, vetëm shqiptarët e islamizuar quheshin “shqiptarë”. Me kalimin e kohës, dhe me marrjen e kushërinjve të krishterë nga pashallarët shqiptarë që ishin konvertuar, këta të fundit filluan gjithashtu të quheshin “shqiptarë”.

Kështu, nga viti 1700 e këtej, popullsia e Shqipërisë filloi të identifikohej me emrin “shqiptar”, duke përfshirë të gjithë shqiptarët, të krishterë dhe myslimanë”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy