Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë, pritet nga Osmani

Presidenti Begaj vizitë zyrtare në Kosovë, pritet nga Osmani

Presidenti i vendit, Bajram Begaj, nisi ditën e sotme një vizitë zyrtare dy ditore në Kosovë, e para që nga marrja e detyrës së kreut të shtetit.

Kreu i shtetit u prit me ceremoninë pritëse ku u luajtën himnet e dy vendeve nga homologia Vjosa Osmani, për të vijuar më tej me takimet.

Kjo vizitë vjen me ftesë të Presidentes Vjosa Osmani, ndërkohë që gjatë qëndrimit në Kosovë, Begaj do të takohet edhe me Kryeministrin Albin Kurti dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Axhenda

E hënë, 15 gusht

10:00-Ceremonia pritëse nga Vjosa Osmani-Sadriu, Presidente e Republikës së Kosovës.

10:10-10:15 Fotografimi i dy Presidentëve

Nënshkrimi në librin e miqësisë nga Presidenti i Shqipërisë.

10:15-10:30 Takimi Tete-e-tete mes dy presidentëve

10:30-11:30 Takim me Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani -Sadriu dhe delegacionin.

11:45 Nderime para memorialit për Personat e Zhdukur.

11:50-12:10 Deklaratë e përbashkët e dy Presidentëve.

12:15-12:55 Takim me Kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca.

13:00-13:10 Takimi mes Presidentit Bajram Begaj me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti

13:00-13:45 Takim me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti dhe delegacionin.

15:45 Homazhe tek varri i Presidentit Rugova dhe vendosje e Kurorës.

16:35 – 17:00 Homazhe tek varrezat e Familjes Jashari dhe vendosje e Kurorës.

Vizitë në shtëpinë muze të Familjes Jashari.

E martë, 16 gusht 2022

Me ftesë të Presidentit të Shqipërisë do të zhvillohen në ambientet e Kuvendit të Republikës së Kosovës takime me:

09:00-09:30 Takim me Kryetarin e PDK-së, Memli Krasniqi.

09:35-10:05 Takim me Kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku.

10:10-10:40 Takim me Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj.

10:45-11:00 Takim me partitë minoritare.

11:15-11:45 Takim me Komandantin e KFOR-it.

12:20-12:50 Takim me trupat e Forcave të Armatosura Shqiptare, që shërbejnë në KFOR (Pejë).

13:35–14:15 Takim me Kryetarin e Komunës së Prizrenit.

14:25-14:45 Vizitë në Kompleksin e Lidhjes së Prizrenit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy